Foto nga Aleksander Ndoja (Kliko)
Prej ditës së sotme, një ndër shkollat më të mëdha në rrethin e Kurbinit, ajo e lagjes Sanxhak në qytetin e Lacit, do të mbajë emrin e njërit prej mësuesve të shquar të kësaj zone, Gjokë Elezi i cili nuk jeton prej 24 vitesh. Ceremonia madhështore me këtë rast, u parapri nga vendimi i këshillit bashkiak të të qytetit të Lacit, sipas të cilit në unanimitet të plotë, u vendos që kësaj shkolle ti jepet emir i mësuesir “Gjokë Elezi” i cili kohë më parë ka marrë edhe titullin “Nderi i Qarkut Lezhë”. Në oborrin e kësaj shkolle sot kanë qënë të mbledhur qindra nxënës dhe mësues, ish nxënës dhe kolegë të mësuesit Gjok Elezi, si edhe autoritet më të larta të pushtetit vendorë të qarkut të Lezhës.
Fotot jane realizuar nga Aleksander Ndoja. Ndalohet perdorimi i tyre











