Fotot e shkrimit “Tragjedia: shkrumbohet nëna me tre vajzat shpëton babai”
Fotot jane realizuar nga Saimir Kola, ndaloht perdorimi i tyre
Digjen për së gjalli katër anëtarët e familjes Gudaj me origjinë nga Gjakova por që prej rreth 4 muajsh jetonin me qera në një papafingo në fund të lagjes “Komuna e Parisit” në Tiranë. Kjo tragjedi ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 02:00 ndërkohë i vetmi që ka shpëtuar ka qënë kryefamiljari Haxhi Gudaj. Viktimat e kësaj tragjedie kanë qenë 30 vjeçarja Sadete Gudaj dhe tre femijet e saj, Djellza 10 vjec,c Hajrie 3 vjeç dhe Dafina një vjeçe. Burime nga policia kanë bërë me dije që herët mëngjesit e djeshëm se shkak i kësaj tragjedie ka qenë një rezistecë e lënë ndezur gjatë natës, ndërkohë që për shkak të ambjetit mjaft të ngushtë flaka është përhapur me shpejtësi në të gjithë dhomën, e cila i ka asfiksuar viktimat e saj dhe më pas edhe i djegur ato në pak minuta.





















